Showing posts with label Hajgare me kamarier. Show all posts
Showing posts with label Hajgare me kamarier. Show all posts

Thursday, November 21, 2013

Nuk bën ky ushqim!

- Kamerier, ndërroma këtë ushqim!
- Pse, ju lutem, ku qëndron problemi?
- Ka dhjetë minuta që i bëra foto dhe e publikova në Facebook, e askush nuk ia ka bërë ‘like’.

Çështje higjiene

Në një restorant luksoz, mysafiri e pyet kamerierin:
- Pse e mbani në xhepin e sipërm atë lugën e vogël?
- Për shkak të higjienës. Nëse rastësisht në pjatën tuaj bie ndonjë mizë, unë në vend të gishtave e shfrytëzoj lugën për ta larguar.
- Në rregull, e pse e keni atë zinxhir në njërën atë të lidhur për rripi, kurse ana tjetër gjendet në pantallona. 
- Edhe kjo për arsye higjienike. Kur shkoj në tualet, nuk e prek me duar ‘organin’, por thjesht e nxjerr me anë të zinxhirit...
- E kuptova... E si e ktheni në pantallona?
- Përsëri në mënyrë higjienike. E shtyj ngadalë me këtë lugën që e kam në xhep...