Thursday, November 21, 2013

Çështje higjiene

Në një restorant luksoz, mysafiri e pyet kamerierin:
- Pse e mbani në xhepin e sipërm atë lugën e vogël?
- Për shkak të higjienës. Nëse rastësisht në pjatën tuaj bie ndonjë mizë, unë në vend të gishtave e shfrytëzoj lugën për ta larguar.
- Në rregull, e pse e keni atë zinxhir në njërën atë të lidhur për rripi, kurse ana tjetër gjendet në pantallona. 
- Edhe kjo për arsye higjienike. Kur shkoj në tualet, nuk e prek me duar ‘organin’, por thjesht e nxjerr me anë të zinxhirit...
- E kuptova... E si e ktheni në pantallona?
- Përsëri në mënyrë higjienike. E shtyj ngadalë me këtë lugën që e kam në xhep...

No comments:

Post a Comment