Showing posts with label Barcoleta me Femra. Show all posts
Showing posts with label Barcoleta me Femra. Show all posts

Thursday, November 21, 2013

Femra & Terms & Conditions

Me e ngu femren eshte njesoj si kur t'i lexon "Terms & Conditions" neper website/programe. Kurgjo nuk merr vesh, vec prap se prap klikon "I Agree".

Shtëpia

Çfarë do të thotë kur porsa të hysh në shtëpi, gruaja të përqafon, të bën masazh të lehtë në shpinë, të përkëdhel flokët, të shtron darkë dhe pastaj të fton në krevat?
Do të thotë se ke hyrë në shtëpinë e gabuar!

Humbje peshe

Pas një kohe të gjatë takohen dy shoqe me peshë të madhe.
- Në asnjë mënyrë nuk mund t’i heq këto kilogramë – ankohet njëra. Gjithçka kam provuar: dietën, akupunkturën, urinë...
- Mua ma rekomanduan kalërimin – thotë tjetra.
- Edhe? A pati sukses?
- Gjithsesi. Kali të cilin e kalëroja humbi 20 kilogramë.

Biografia e femrës

Deri 20 vjeçe – e egër si Azia.
20-30 vjeçe – e nxehtë si Afrika.
30-40 vjeçe – teknikisht e ndërtuar si Amerika.
40-50 vjeçe – e shpenzuar si Evropa.
50-60 vjeçe – e pakalueshme si Australia.