Thursday, November 21, 2013

Amerikani, Gjermani, Shqiptari

Ni kryetar ka dasht me marru ni ure n'qytetin e tij. I ka ftu 3 kontraktor: Ni Gjerman, Ni Amerikan edhe Ni Shqiptar..
Gjermani: T'kushton 3 milion dollar
Kryetari: Pse?
Gjermani: 1 milion n'fuqi puntore, 1 milion e gjys n'materiale edhe gjys milion per mu fitim.
Amerikani: 5milion. 2 milion nfuqi puntore, 2 milion n'materiale edhe 1 milion fitime per mu.
Pastaj, kryetari e pyt Shqiptarin.
Shqiptari: 9 milion
Kryetari: 9 milion? A je nveti ti??Qysh mun me justifiku ket cmim?
Shqiptari: 3 milion per ty, 3 milion per mu, edhe 3 milion per Gjermanin per me marru uren.

Anglisht - Shqip Bukfalisht

If I connect you one - Me bo me ta lidh njo,
In hole of your ear - n'bir t'veshit,
flower in forehead - n'lule t'ballit,
For black shoes - Perkundrazi,
Land of bread - Toka e bukes,
Destroy Tina - Prishtina,
You played - Paske lujt,
You sliped - Paske rshit,
Without connection - Pa lidhje,
I tired you - t'kom lodh.

Drenicaku ne Tirane

Shkon 1 drenicak n'tirane edhe hin me 1 restoran.
Ja bon kamarierit "A bon 1 pic?" .. kamarieri i thot "a don tobascco me ti qit" .. ky sdin qka osht i thot: "mushe plot"...vjen pica, ja nis ky me honger kafshaten e par tu e djeggg. 2-ten tu e kall ma shum. ja bon "Kamarier a ka mundsi 1 uj" .. Kamarieri: "A e don me gaz a pa gaz? .. drenicaku : "jo merre edhe i shkrebz e kallem krejt qija nanen"

Gjakovaret dhe basti

2 Gjakovar jon shty per 5 euro se kush rrin ma shum n'uj..
Hala sot e ksaj dite policia eshte n'kerkim t'kufomave te tyre..

Magjistri

Ec njoni me kerr rruges edhe e mshon ni tjeter me kerr.
Del prej kerrit shkon te ai edhe ja bon, tu fol ashtu qytetarski:
"O zoteri magjister te me falni, nuk doja, ishte pa qellim. Ju lutem me falni shume zoteri magjister, faji ishte imi."
Ky tjetri ja bon:
"Qetsohu, s'ka problem"
E tipi ja kthen:
"Po jo si ska problem ore zoteri magjister, une ju demtova makinen, nuk eshte sjellje e duhur ndaj nje magjistri".
I aksidemtumi ja kthen:
"O kuesh qetsohu be, po qa dreqi po m'thu magjister qe sa?"

"Po n'dit t'sotit cdo i dyti u bo magjister. Une s'jom..."

Prostituta dhe ndershmeria

1 Prostitute ja bon Klientit te vet qe sja ka dhane paret:
Nuk osht puna per 20 euro, po duhet me pas Ftyre..

Vampiret dhe Politika

Dy vampirë, babai dhe biri, bisedojnë me njëri-tjetrin.

Babai: Bir, sonte do të hymë në një shtëpi dhe do të pimë pakëz gjak, nesër do të hymë në një tjetër, pasnesër në një tjetër, e kështu me radhë.

Djali: Po mirë. E pse nuk hymë në një shtëpi dhe të pimë përnjëherë gjithë gjakun?

Babai: Mos u bëj ashtu, bir! Ne jemi vampirë, nuk jemi politikanë...

Gjakovari dhe qyftet

Ni Gjakovar para baneses tu bo qyfte, del njoni prej dritares:
"Hej haver, kqyr more se krejt tymi po hyn mrena"
"Pse sha prite ti me t'hyp qebapat a?"

I dehuri dhe bandera

Ni i pite drras tu shku te shpija nalet e i thot ni personi:
"M'fal, a po m'tregon sa shenja i ko n'ftyre?"
Ai e kqyr mire edhe i thote:
"5."
Pijaneci:
"Eh mire, edhe 3 bandera mrrijta n'shpi."

Gruaja dhe ustai

I prishet ni gruje ormani. E thirr ustain me ndreq ormanin i thote:
"Sa here po kalon treni, mu po m'rrzohet ormani."
Mjeshtri i thote:
"Une duhet me hi n'orman, me prit deri sa t'vjen treni per me ndreq."
Tu e prit mjeshtri trenin, vjen burri prej pune, e qel deren e ormanit edhe i thote mjeshtrit:
"Cka je tu bo ti ktu???"
Mjeshtri:
"Valla shef, me t'thon qe jom tu e prit trenin, nuk m'beson."

Plaku dhe Plaka

Ni plake rrin ne autobus. Ne nderkohe, ni plak qe e ka perpara ish tu lexu gazete. I thote ky plaku plakes:
"M'fal, a din cka lexova?"
"Cka?"
"Po lexoj per vdekshmerine e njerzve n'bote. Dmth, sa here qe une t'marr fryme, vdes ni njeri."
Plaka:
"Ani pra ndrro brushen e dhembeve."

Si te humbim peshe

Ushtrime per humbje te peshes:
Ktheje koken n'tdjaht, pastaj n'tmajt.
Perserite kete ushtrim sa here qe t'vjen puna me honger dicka.

Sinqeriteti pike e dobet

Ne ni interviste pune, shefi e pyet aplikuesin:
"Cila mendoni se eshte pika juaj e dobet?"
Ai i thote:
"Mendoj se eshte sinqeriteti."
Shefi i cuditun i thote:
"Nuk mendoj se sinqeriteti eshte nje gje negative apo pike e dobet.."
Aplikuesi i pergjigjet:
"Nuk m'ha fort leshi cka mendon ti."

Femra & Terms & Conditions

Me e ngu femren eshte njesoj si kur t'i lexon "Terms & Conditions" neper website/programe. Kurgjo nuk merr vesh, vec prap se prap klikon "I Agree".

Ariu Polar

Ni ari polar e vet nanen e vet:
"Mami, a jom une ari polar?"
"Po mamit, ti je ari polar.."
"E babi a esht' ari polar?"
"Edhe babi esht' ari polar.."
"E ti a je ari polar?"
"Edhe une jom ari polar. E pse po pyt zemra jem?"
"Se u merdhina mu q* nona.."

"Kur pi ni do za"

Ni tip tu najt nshpi, po i vjen ni za:
"shite shpiiin shite shpiiin"
Edhe ky menon heu cka u bo, ai zani prap:
"shite shpiiiiiiin shite shpiiiiiiiiiiin"
Ky cka me bo, hajt e shet.
E shet shpine, mas ni kohe zani prap
"shko nlas vegaaas, shko nlas vegaaaaas"
Shkon ky anej.
Zani:
"hin nkazinoooo hin nkazinoooooooo"
Hyn ky mrena ja bon zani:
"qiti krejt paret te 6iiiii krejt paret te 6iii"(nrulet)
Edhe i qet ky krejt paret te 6
Silet sillet, nfund bjen te numri 7
zani
"uuuuuuuuuuuuuuu per pak".

Kur dikush lazdrohet ne PDK..

Ne PDK kur dikush nga anetaret lazdrohet Thaqi i thote "rri urt se te kandidoj per Kryetar te Prishtines".

Gjakovari dhe Borxhi

Ni Gjakovar e bon qebaptoren afer bankes. Ni dite shkon ni shok i thote:
"Vllau jem, mos ki nja 500 euro borxh po m'duhen ti kthej?"
Ai ja kthen:
"Valla smuj jom marr vesh me kta t'bankes ata nuk shesin qebapa, une nuk jap borxh."

Nuk bën ky ushqim!

- Kamerier, ndërroma këtë ushqim!
- Pse, ju lutem, ku qëndron problemi?
- Ka dhjetë minuta që i bëra foto dhe e publikova në Facebook, e askush nuk ia ka bërë ‘like’.

Çështje higjiene

Në një restorant luksoz, mysafiri e pyet kamerierin:
- Pse e mbani në xhepin e sipërm atë lugën e vogël?
- Për shkak të higjienës. Nëse rastësisht në pjatën tuaj bie ndonjë mizë, unë në vend të gishtave e shfrytëzoj lugën për ta larguar.
- Në rregull, e pse e keni atë zinxhir në njërën atë të lidhur për rripi, kurse ana tjetër gjendet në pantallona. 
- Edhe kjo për arsye higjienike. Kur shkoj në tualet, nuk e prek me duar ‘organin’, por thjesht e nxjerr me anë të zinxhirit...
- E kuptova... E si e ktheni në pantallona?
- Përsëri në mënyrë higjienike. E shtyj ngadalë me këtë lugën që e kam në xhep...

Shtëpia

Çfarë do të thotë kur porsa të hysh në shtëpi, gruaja të përqafon, të bën masazh të lehtë në shpinë, të përkëdhel flokët, të shtron darkë dhe pastaj të fton në krevat?
Do të thotë se ke hyrë në shtëpinë e gabuar!

Humbje peshe

Pas një kohe të gjatë takohen dy shoqe me peshë të madhe.
- Në asnjë mënyrë nuk mund t’i heq këto kilogramë – ankohet njëra. Gjithçka kam provuar: dietën, akupunkturën, urinë...
- Mua ma rekomanduan kalërimin – thotë tjetra.
- Edhe? A pati sukses?
- Gjithsesi. Kali të cilin e kalëroja humbi 20 kilogramë.

Në palestër

Shkon një i ri në palestër dhe i thotë instruktorit:
- Dua të bëhem joshës për femrat. Ku të filloj?
- Ja e ke aty jashtë, te bankomati...

TV

Hyn biondja në një dyqan pajisjesh elektronike.
- A keni televizorë me ngjyra?
- Po, kemi.
- Ma jepni një të kuq, ju lutem...

Kaosi

Me çfarë veprimi mund ta zhbllokojë polici kaosin në udhëkryq?
Vetëm nëse merr pauzë...

Ndjenja e padefinuar

Çfarë është ndjenja e padefinuar?
Kur vjehrra prish veturën tënde në aksident dhe vdes.

Koha shëron plagët

Pse biondja e ka vënë orën mbi plagë?
Sepse ka dëgjuar që koha shëron plagët.

Merimanga

Kur merimanga ia mori veturën biondes, ajo shkoi për ta kërkuar në kopshtin zoologjik...

Pjesa e parë?

Derisa tifozët po largoheshin nga stadiumi, një polic e pyeti njërin:
- Sa përfundoi ndeshja?
- Zero-zero.
- E pjesa e parë?

Tifozi i flaktë

- A ke dëgjuar se në Madrid të dielën do të shkojë “Bon Jovi”?
- S’ka lidhje, kushdo qoftë, Ronaldo ka me ia dhanë tre gola...

Biografia e femrës

Deri 20 vjeçe – e egër si Azia.
20-30 vjeçe – e nxehtë si Afrika.
30-40 vjeçe – teknikisht e ndërtuar si Amerika.
40-50 vjeçe – e shpenzuar si Evropa.
50-60 vjeçe – e pakalueshme si Australia.